Patozi: Pas Këshillit Kombëtar, do jem njeri më i lirë për të ndjekur bindjet e mia - Bota Sot
Patozi: Pas Këshillit Kombëtar, do jem njeri më i lirë për të ndjekur bindjet e mia

Shqipëria

E shtunë, 21 prill 2018

Patozi: Pas Këshillit Kombëtar, do jem njeri më i lirë për të ndjekur bindjet e mia

Më: 17 prill 2018 Në ora: 00:29
Astrit Patozi

Teksa në emisionin ‘Studio e Hapur’ po diskutohej rreth opozitës, Astrit Patozi, la të kuptohet se pas Këshillit Kombëtar, ai do të ndjekë një rrugë tjetër jashtë Partisë Demokratike.

I pyetur për ecurinë e mëtejshme të lëvizjes brenda kësaj partie dhe mënyrës së drejtimit të Bashës, Patozi tha se: “pas Këshillit Kombëtar, do jem njeri më i lirë për të ndjekur bindjet e mia”.

 Pjesë nga emisioni:

Patozi: “Pse Lulzim Basha nuk na fton ne që të kthehemi? Si do kthehemi ne?! Lulzim Basha na ka vrarë pas shpine ne, pa gjyq. Ne s’kemi pas debat”

Sulo: “Vetëm dy ose tre prej jush përfshi edhe juve. Nuk ka lidhje me personat”.

Patozi: “Mua ma ka bërë mirë që s’më ka futur Lulzim Basha dhe e mbyllim këtë histori”

Sulo: “Atëherë z.Patozi në do ishim në studio duke diskutuar po prap me ato ministra të 2013 që humbën zgjedhjet”.

Patozi: “Ata ministra janë ende në grupin parlamentar, se s’ka kritere”

Sulo: “Nuk është e bardhë e zezë. Jo të gjithë ata që ju përfaqësojnë tregojnë nëse ju vleni apo s’vleni për t’u futur në politikë. Shkelja është bërë.

Patozi: “Duhet të ketë një sens drejtësie, krietere, parime. Vetëm kështu rrijnë bashkë njerëzit në një parti. Në momentin që bien poshtë këto dhe që ranë brenda natës, aty prishte gjithçka.

Vasili: “Ky është problemi. S’ka pasur asnjëherë asnjë drejtësi në një parti politike shqiptare”

Patozi: “Ka pasur drejtësi. Në PD në periudhat më të errëta nuk ka qenë në këtë masë. Sali Berisha ka qenë lider i fortë, kursë Basha nuk është”

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test