‘Sulmi ndaj ambasadorit Lu, nga një dorë e zezë’, ish-deputetja e Berishës akuzon të djathtët: Jam e tronditur - Bota Sot
‘Sulmi ndaj ambasadorit Lu, nga një dorë e zezë’, ish-deputetja e Berishës akuzon të djathtët: Jam e tronditur

Shqipëria

E shtunë, 21 prill 2018

‘Sulmi ndaj ambasadorit Lu, nga një dorë e zezë’, ish-deputetja e Berishës akuzon të djathtët: Jam e tronditur

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:41
Albina Dedes

Ish-deputetja demokrate, Albina Deda ka leshuar sot akuza te forte ne adrese te te djathteve per nje sulm sipas saj “te sinkronizuar e dirigjuar nga nje dore e zeze qe i behet ambasadorit amerikan ne Tirane”.

“Ky sulm nese do te vinte nga te majtet ne pushtet nuk do çuditesha”- shkruan ajo ne nje postim ne faqen e saj ne Facebook.

“Mirkuptoj edhe ndonje reagim militantesh qe padjallezisht leshojne klithma virtuale por nuk mund te mirkuptoj dhe as pranoj kurre qendrime a deklarime personalitetesh politike te PD-se te bien ne gracken e panevojshme te sulmeve kunder Ambasadorit te Amerikes jo vetem te fuqise me te madhe e me demokratike te globit por dhe mikut me te madh te kombit tone se paku prej kohes se Presidentit Willson”- shkruan ajo.

Postim i Albina Dedes 

Sulmi ndaj Ambasadorit te USA-Gracka qe po i serviret Opozites!
(Pershtypje)

Jam e tronditur nga nje sulm i sinkronizuar e i dirigjuar nga nje dore e zeze qe i behet ambasadorit amerikan ne Tirane.
Ky sulm nese do te vinte nga te majtet ne pushtet nuk do çuditesha.
Se jane pinjollet biologjike e ideologjike te ish byroisteve komuniste antiamerikane ata qe i prijne sot PS-se dhe shtetit.
Mirkuptoj edhe ndonje reagim militantesh qe padjallezisht leshojne klithma virtuale por nuk mund te mirkuptoj dhe as pranoj kurre qendrime a deklarime personalitetesh politike te PD-se te bien ne gracken e panevojshme te sulmeve kunder Ambasadorit te Amerikes jo vetem te fuqise me te madhe e me demokratike te globit por dhe mikut me te madh te kombit tone se paku prej kohes se Presidentit Willson.
Jane mijera shembuj por ndalem ne 3 prej tyre.
Kam pasasysh kontributin e Amb.amerikan Hug Grang e Bernshtajn ne perparimin e Shqiperise ne vitet’30.
Permallohem nga ajo qe ka bere USA ne rastin Kosoves.
Dhe si demokrate kujtoj me nostalgji momentet e paperseritshme te ndihmes direkte te Ambasadorit Rajerson per proceset demokratike ne vitet’90.
Personalisht jo vetem parimisht jam e bindur se SHBA-ve ne vendin tone jo vetem nuk ju intereson individi politik qe drejton ne politiken shqiptare dhe as kahet e tyre por nuk ndodh kurre qe te behen pale.
Eshte nje princip dominant ne rolin e veprimtarine diplomatike:
Interesat e SHBA-ve dhe progresit te proçeseve demokratike.
Keshtu qe e quaj jo vetem mediokritet por dhe gracke qe demokratet,njerezit qe per 50 vite u ndeshkuan pikerisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-ne te bien ne te tilla prita.
Nese ndonje LLalle a perralle per te kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon te inskenoje e shpike histori e trillime me Ambasadorin e shtetit i cili eshte engjelli mbrojtes i kombit tim une me sinqeritet rezervoj per te vetem nje fjale:perbuzje. AD

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test