Basha e Kryemadhi 60 minuta takim në PD, zbardhen detajet e aksionit nesër në Kuvend

Shqipëria

Basha e Kryemadhi 60 minuta takim në PD, zbardhen detajet e aksionit nesër në Kuvend

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:45
Kryemadhi-Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim për rreth 60 minuta në zyrën e tij me lideren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Takimi mes tyre është zhvilluar pak minuta para nisjes së grupit parlamentar demokrat dhe një ditë përpara seancës parlamentare.

Burime te Panorama nga takimi bëjnë të ditur se në qendër të diskutimit ka qenë koordinimi i deputetëve për ditën e nesërme në seancë.

Mesohet se per neser (ashtu sic eshte edhe vendosur ne mbledhjen e grupit parlamentar pas takimit te Bashes me Kryemadhin) diskutimet do te perqendrohen te perballja me kryeminstrin Rama, i cili sipas opozites duhet te ishte perjashtuar pas fjalorit te dy javeve me pare per popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat