A do të marrë Berisha rolin e garantit në bashkimin e PD?

Shqipëria

A do të marrë Berisha rolin e garantit në bashkimin e PD?

Më: 27 mars 2018 Në ora: 23:55
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehu bindjen se para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së. Berisha theksoi se “e kam thënë dhe e them që rikthimi i kontributeve në PD, dhe kur them kontributeve them që nga viti 1990, në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë që kalon vendi, për shkak të instalimit të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, e konsideroj përgjegjësi të demokratëve, e konsideroj të domosdoshme që PD të mund të përballet fuqishëm, bashkë me opozitën për të nxjerrë vendin nga kjo situatë”.

Ish-kryeministri tha për Faxnews se  nuk është i gatshëm të marrë asnjë rol, përveç këtij roli që ka. “Unë besoj se ky grup, të gjithë këta ish-drejtues, Basha dhe drejtuesit e tjerë aktual, i kanë të gjitha mundësitë dhe pontencialet, që në interesin më të mirë të Shqipërisë e shoqërisë shqiptare, por edhe miqtë e PD janë thellësisht të interesuar që PD të konsolidohet në të gjitha kontributet e veta, të gjejnë rrugën dhe vazhdojnë betejën, pasi askush nuk mund të thotë sot, se Shqipëria ka pasur ndonjë rrezik më të madh në këto 27 vite se narkoshtetin e Edi Ramës”, tha ai.

Një shqetësim ose një vëmendje kryesore është edhe situata në PD. A jeni i shqetësuar si po adresohet thirrja juaj, për bashkimin e kontributeve dhe adresimin që po i bën asaj z. Basha?

Unë mendoj se disa hapa … sigurisht unë e kam thënë dhe e them që rikthimi i kontributeve në PD, dhe kur them kontributeve them që nga viti 1990, në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë që kalon vendi, për shkak të instalimit të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, e konsideroj përgjegjësi të demokratëve, e konsideroj të domosdoshme që PD të mund të përballet fuqishëm, bashkë me opozitën për të nxjerrë vendin nga kjo situatë. Disa hapa janë bërë. Dëshiroj dhe uroj që të kenë sukses. Një grup po rishqyrton statutin.

Basha ka shpallur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në 28-29, ku do të diskutohet statuti. Ka disa rregulla se si mblidhet Kuvendi mes dy mbledhjeve të këshillit kombëtar. Asnjëra prej këtyre nuk është bërë…

Do bëhet mbledhja e Këshillit kombëtar. Para kuvendit do ketë mbledhje të këshillit kombëtar. Mbledhja e këshillit kombëtar do të diskutojë ndryshimet statutore…

Kur do të ndodhë se jemi vetëm 1 muaj para …

Sali Berisha: Shpresoj se do e thërrasë sepse realisht nuk e di. Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të diskutojë ndryshimet e statutit që do ti miratojë këshilli kombëtar. Më pas këto do ti kalojnë Kuvendit Kombëtar. Forma më e mirë e miratimit të tyre. Ndonëse në dijeninë time ndryshimet statutore mund të miratohen vetëm në Këshillin Kombëtar dhe të kalohen në kuvend, por mënyra më e mirë dhe më serioze është të miratohen në Kuvend.

Bledian Koka:  Pra nuk ka gjasë që të tejkalohet këshilli …

Jo nuk ka gjasë. Sipas informacioneve që kam unë, do të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar.

Z. Basha ka një inflacion kërkesash falje për gabimet që ka bërë. Ju thoni bashkim të kontributeve, por ajo që lexohet është se ka një mungesë besimi nga kontribuesit ndaj Bashës. A jeni ju i gatshëm që të jeni një garant mes personave me kontribute dhe Bashës në mënyrë që PD të kthehet në një alternativë?

Unë nuk jam i gatshëm të marrë asnjë rol, përveç këtij roli që kam, jam njëri i tërhequr dhe i dorëhequr. Unë besoj se ky grup, të gjithë këta ish-drejtues, Basha dhe drejtuesit e tjerë aktual, i kanë të gjitha mundësitë dhe pontencialet, që në interesin më të mirë të Shqipërisë e shoqërisë shqiptare, por edhe miqtë e PD janë thellësisht të interesuar që PD të konsolidohet në të gjitha kontributet e veta, të gjejnë rrugën dhe vazhdojnë betejën, pasi askush nuk mund të thotë sot, se Shqipëria ka pasur ndonjë rrezik më të madh në këto 27 vite se narkoshtetin e Edi Ramës.

Nëse PD dështon, duket sikur kuvendi dhe këshilli kombëtar, dështon ti japë një përbashim të partisë, a i druheni një çarje…

Sali Berisha: Unë besoj se nuk do të dështojë. Nuk është një proces i lehtë, por uroj dhe dëshiroj që secili të marrë përgjegjësinë e tij dhe në interesin më të mirë duke pasur përballë një situatë të vështirë, theksoj se kontributet duhet të bashkohen dhe duhet të bëhet një përpjekje shumë e madhe për të elektrizuar rininë shqiptare, angazhuar atë në një betejë si rruga e vetme për të përmbysur këtë klikë në pushtet, e cila pa revolucion nuk ikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat