Vdekja e 13-vjeçares nga fruthi, reagon MSH: Ja gjendja e 3 fëmijëve të tjerë të familjes

Shqipëria

Vdekja e 13-vjeçares nga fruthi, reagon MSH: Ja gjendja e 3 fëmijëve të tjerë të familjes

Më: 27 mars 2018 Në ora: 21:33
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në media, ku u raportua se një 13-vjeçare nga Fushë-Arrëzi ka gjetur vdekjen për shkak të komplikacioneve nga fruthi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se vëllai dhe dy motrat e saj janë  në gjendje të mirë shëndetësore, duke mohuar raportimet e mëhershme se ata ndodhen në gjendje të rëndë.

“Një 13-vjeçare ka ndërruar jetë në shtëpi mëngjesin e sotëm në fshatin Berishë i Epërm në Fushë-Arrëz të Pukës. Familjarët kanë lajmëruar sot mjekun e qendrës shëndetësore Berishë, pasi 13-vjeçarja kishte ndërruar jetë në shtëpi.

Ndërsa tre fëmijët e tjerë të së njëjtës familje, përkatësisht 11, 16 dhe 17 vjeç u transportuan me helikopter drejt QSUT mesditën e sotme.

Gjendja e tyre paraqitet e qetë dhe po trajtohen në pediatri dhe në spitalin infektiv në QSUT.

Sipas mjekëve të QSUT, nuk ka shenja klinike për fruth por aktualisht po kryhen të gjitha analizat për të vërtetuar diagnozën.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për verifikimin e shkakut të vdekjes së 13-vjeëares në Fushë Arrëz,” shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat