Peqin, ja banesa ku maskat grabitën kambistin, 4 autorët të armatosur

Shqipëria

Peqin, ja banesa ku maskat grabitën kambistin, 4 autorët të armatosur

Më: 19 mars 2018 Në ora: 06:53

PEQIN-Katër persona të armatosur dhe maskuar gjatë natës, rreth orës 02:00 të kësaj të dielë kanë hyrë dhe kanë grabitur me dhunë një çift bashkëshortësh. Ngjarja ka ndodhur në afërsi te spitalit bashkiak të Peqinit.

Burime konfirmuan se kryefamiljari i dhunuar dhe i grabitur është një kambist i njohur i qytetit të Peqinit, Lulzim Toska 67 vjeç. REPORT TV mëson se kambistit i kanë grabitur 3 mijë euro dhe 300 mijë lekë. Kur grabitësit janë futur në banesë ai ka qenë në gjumë së bashku me bashkëshorten, ndërsa fëmijët i kanë në emigracion.

Ata janë kërcënuar me jetë nga 4 personat të armatosur. Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur t’u marrin të gjitha paratë dhe valutën që kishte në shtëpi kambisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat