"Kemi parë një kufomë në lumin Shkumbin…"

Shqipëria

"Kemi parë një kufomë në lumin Shkumbin…"

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:44
Ilustrim

Një person nga fshati Spathar Njësia Administrative Qendër në Bashkinë e Librazhdit rezulton i zhdukur prej 24 orësh.

Ali Tota, 56 vjeç, i cili ushtronte profesionin usta që punonte privatisht në zona të ndryshme të Librazhdit që të shtunën rreth orës 16:00 ka humbur kontaktet me familjarët.

Ai sipas denoncimit të tyre ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në rrethana të paqarta rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë.

Paraprakisht familjarët e 56 vjeçarit dyshojnë për mbytje aksidentale të tij në rrjedhën e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Spathar ku ai kalonte për të shkuar në shtëpinë e tij.

Ndërkohë disa banorë kanë raportuar se dyshojnë se kanë parë një kufomë në rrjedhën e lumit Shkumbin në vendin e quajtur “Ura e Çotës”. Ndërkaq pas denincimit të bërë në komisariatin e policisë Librazhd pasditen e të dielës është bërë shpallja i zhdukur i 56 vjeçarit Ali Tota.

Policia dhe banorë të Librazhdit kanë filluar krehjen e zonës dhe rrjedhës së lumit Shkumbin nga Ura Pasarelë e fshatit Spathar deri në afërsi të Elbasanit dhe u është kërkuar informacion qytetarëve për çdo detaj që mund të kenë rreth vendit dhe kohës kur është parë prej tyre për herë të fundit 56 vjeçari Tota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat