Ish- kryeministri Sali Berisha publikon mesazhin se një punonjësi në burgun e Reçit në Shkodër, i cili i shkruan se kanë 3 muaj pa marrë rrogat.
Punonjësi ankohet se drejtori i gënjen çdo ditë jo sot, po nesër, ndërsa sipas tij në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet sepse ata paguajnë nga xhepi edhe për transportin pasi e kanë punën larg.
Reagimi i Berishës
Ne narkoshtetin e Norieges punonjesit e burgit te Reçit 3 muaj pa rroga!
Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb
“Pershendetje Dr Berisha ,jam nje punonjes I burgut te recit M.Madhe .dua te ngre nje problem per punen e rrogave te punonjesve te ketij burgu ,kemi gati 3 muaj pa rroge .Na tha drejtori per sot por as sot nuk kaluan asnje lek. Ne smund te vazhdojm me keshtu sepse disa e kemi punen larg .ju lutem anonim faleminderit”.