Del hapur kundër Bashës, Imami: Pse e ngrita zërin në mbledhje

Shqipëria

Del hapur kundër Bashës, Imami: Pse e ngrita zërin në mbledhje

Më: 10 mars 2018 Në ora: 18:16
Arben Imami

Demokrati Arben Imami në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka sqaruar plotësisht të gjitha arsyet pse nuk pranoi të jetë pjesë e grupit të analizës së PD-së, post i propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ai thotë se do vijojë të jetë demokrat, por nuk është dakord me rrugën që ka zgjedhur kryetari i partisë. Sipas Imamit, Partia Demokratike nuk ka bërë ende analizën dhe vijon të humbasë më shumë votues, referuar sondazheve, siç tha ai. Imami shtoi kritikat, kur tha se Basha duhet ta ksihte dhënë dorëheqjen që kur humbi zgjedhjet. Për aq kohë sa nuk respektohet statuti dhe nuk mblidhet një kongres politik, Imami tha se PD-ja nuk po shkon drejt bashkimit por drejt përçarjes totale.

Çfarë ndodhi në mbledhjen e kryesisë me dyer të mbyllura?

Ato që thashë në mbledhje i thashë edhe aty edhe Zoti Basha ato tha. Nuk ka ndonjë gjë të panjohur. Ka një qëndrim të zotit Basha që bie ndesh me disa principe normale të demokracisë. Pavarësisht nga veshjet perëndimore të figurës vendimet e marra prej tij janë krejtësisht levantine, bizantine. Para 6 muajsh u bë një mbledhje kryesie, ai kërkoi të fillojë analiza dhe kërkoi bashkimin e partisë. Edhe ne kërkuam që analiza të bëhet në mënyrë statutore, pra duhet të mblidhet këshilli kombëtar. Kjo nuk u bë, kjo është gjuhë e drunjtë, jo e arsyes. Foli për bashkimin, jo se shpresuam por tjetrit duhet t’i japësh mundësi të bëjë atë që thotë. Kam vënë re se nga kritikët që ka pasur një palë ka paraqitur një platformë, dy palë një statut, e kam lexuar dhe mendoj që është shumë i mirë të paktën të diskutohej për të treguar që janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Pas 5 muajsh kryetari mbylli analizën dhe nxori si problem krimin e organizuar, drogën, presionin mbi administratën, kontingjentin kriminal në zgjedhje, këto i dinim dhe janë të vërteta.

U dha përgjigjja pse u humbën zgjedhjet?

Kritikët e Bashës, ne mendojmë që ai bëri një marrëveshje të gabuar, listë të gabuar dhe analizë të gabuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat