Denoncimi: 4 mijë euro për tu futur në punë si mësues në Pogradec

Shqipëria

Denoncimi: 4 mijë euro për tu futur në punë si mësues në Pogradec

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 21:06
Ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën sotme emërimet korruptive, sipas tij, në qytetin e Pogradecit.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, duke publikuar mesazhin e një qytetari, Berisha thotë se drejtori i Arsimit në Pogradec, Ilir Torra merr lekë për të të futur në punën si mësues.

Reagimi i Berishës:

Emerimet ne arsim ne Pogradec me 4000 mije euro!

Lexoni mesazhin e arsimtarit dixhital. sb

“Pershendetje i Nderuar Sali Berisha,Si jeni Mir?Un qe po ju shkruaj jam nje qytetar nga Pogradeci.Dhe kam mbaruar Universitetin prej 3 vitesh e gjysem,me mesatare 9.1 dega mesuesi,Diplomen e kam me karten e Bolonjes,dhe e kam kry 1 vit stazh dhe lishencen e kam mar,kam konnkuruar per 3 vjet resht tek i ashtuquajturi portal i rilindjes,por gjithmon vetem padrejtesi dhe Jokorrektesi e pashembullt nga ana e ZA Pogradec dhe perfaqesuesit e saj eprorin e Zyres Arsimore Ilir Torra,qytetaret e Pg kan ber Denoncime pa fund per Mega Korrupsionin e ketij Drejtori Te rilindjes dhe ps sepse ka patur gjithmon Suportin nga ish Eprori i Tij Artan Shkembi.Ilir Torra ne harkun kohor prej 5 vitesh Ka dhen me shum se 200 vendime definitiv ne arsim dhe gjith farefisin e tij e ka pajis si i ka deshur qejfi,mjafton vetem te verifikohen dhe ne shesh jan tr gjitha,Ka shku bashke me te shoqen ne SH.B.A tek e bija cdo Vit te ri dhe ne Vere,mijera dollare vec biletat e avionit,po shpenzimet qe ka kalu aty,ka bler Hyrje ne pallat.te pakten 40 000€,Dhe makine mercedes benc 6000€,pse Edvini nuk ben Vetting dhe transparence tek perfaqesu e Partis se Tij,Dhe disa nga shkeljet i kan denoncu dhe disa portale por Tan Shkembi e ka ndihmu serish ish vartesin e tij...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat