Basha reagon për deklaratat e Ramës: Gënjeshtari i droguar hap thesin e gënjeshtrave në Kosovë

Shqipëria

Basha reagon për deklaratat e Ramës: Gënjeshtari i droguar hap thesin e gënjeshtrave në Kosovë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 23:35
Lulzim Basha

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha reagoi në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në Kosovë.

Basha shkruan se turpi i shqiptarëve ka hapur thesin e gënjeshtrave edhe në Kosovë.

“Mashtruesi i Tiranës paska hapur thesin edhe në Prishtinë.

Futi kriminelët në qeveri dhe parlament, e mbushi vendin me drogë, çoi 500 mijë shqiptarë në emigracion, vodhi zgjedhjet, dhe tani po i jep mend Kosovës.

Turpi i shqiptarëve, ky gënjeshtar i droguar!”, shkruan Basha.

Sot në Prishtinë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama akuzoi homologun kosovar Haradinaj për demarkacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat