Kospiri: Skema e re e ndihmës ekonomike lë jashtë abuzuesit, PD: S'ka transparencë

Shqipëria

Kospiri: Skema e re e ndihmës ekonomike lë jashtë abuzuesit, PD: S'ka transparencë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:18
Arkiv

Ndryshimet në skemën e ndihmës ekonomike nuk u mirëpritën nga ata që mbeten jashtë saj. Në disa qytete ato dolën në protestë, ndërsa debati kaloi edhe në nivel politik. Për ti dhënë sqarime situatës, zv/ministraja Bardhylka Konpiri tha se skema është transparente dhe lë jashtë vetëm abuzuesit. Por për demokratët, synimi është përdorimi i skemës për qëllime politike!

Janari shënoi muajin e parë të zbatimit të skemës së re të ndihmës ekonomike mbi bazën e sistemit të pikëzimit pas aplikimit online.

Por rezultatet, nxorrën në protesta të përjashtuarit, dhe ngjallën reagime të forta deri politike.

Shumë prej tyre u sulën në dyert e institucioneve si në Lezhë e Kukës për të kërkuar përgjigje për atë që quajnë përjashtim.

Përballë kësaj situate, Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale doli në një konferencë të posaçme për shtyp, me raste konkrete tha se skema lë jashtë abuzuesit. Ajo tha se skema është transparente dhe garanton ndihmë të plotë ekonomike.

Ndërsa për atë kategori që nuk ka plotësuar kushtet e qeverisë, Zëvendësministrja i sugjeroi të aplikojnë në skemat e bashkive.

Por për opozitën, Qeveria nuk  po bën bën transparencë për heqjen e ndihmës ekonomike dhe qëllimi  i skemës së re është përdorimi në zgjdhje.

Ministria e linjës nuk ka dhënë ende asnjë shifer zyrtare për të përjashtuarit, ndërsa Partia Demokratike flet për mbi 20 mijë të tillë në gjithë vendit.  Në emër të shoqatës së Bashkive të Djathta, Voltana Ademi kërkoi pezullimin e saj.

Shkodra, Lezha dhe Kukësi rezultojnë tre bashkitë me numrin më të lartë të të përjashtuarave nga Skema e re e ndihmës Ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat