Bojaxhi: Rama e Veliaj po japin leje ndërtimi për kulla tek biznesmenët e lojërave të fatit

Shqipëria

Bojaxhi: Rama e Veliaj po japin leje ndërtimi për kulla tek biznesmenët e lojërave të fatit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:46
Gjergj Bojaxhi

Aktivisti Gjergj Bojaxhi ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel se 167 lejet e ndërtimit e veçanërisht lejet për kullat që do të ndërtohen në Tiranë, do të ndërtohen nga pushtetarët dhe biznesmenët e lidhur me lojërat e fatit.

Bojaxhi është shprehur se Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj po japin leje ndërtimi për biznesmenët e lojërave të fatit.

Gjergj Bojaxhi:  Argumentat, që jepen me këto kulla, është se do këto janë punësime, por punësime kishte edhe me hashashin. Këtu blejnë ose ata që kanë lekë nga hasashi, ose ata që kanë njerëz në pushtet. 

Këto blejnë apartamente, këto janë dy grupimet e mëdha që blejnë,  këto kanë rritur edhe cmimet. Rama dhe Veliaj nuk janë vetëm dhënësit e lejeve, por janë edhe kordinatorë të këtyre. 

Ata që ndërtojnë kullat, janë njerzit që drejtojnë lojrat e fatit, kazinotë. Kemi më shumë kazino në Tiranë, sesa furra buke, kjo është një kategori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat