“Salianji” ndez në të qeshura Kuvendin, debat për të mos u humbur Rama-Berisha

Shqipëria

“Salianji” ndez në të qeshura Kuvendin, debat për të mos u humbur Rama-Berisha

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:33
Ervin Salianji

Mes tyre gjithmonë veç akuzave ka mjaft batuta dhe të qeshura. Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha e bënë sërish të shkrihet nga të qeshurat sallën e parlamentit shqiptar.

E shkak u bë një video-skandal i publikuar disa ditë më parë në media, me personazh deputetin demokrat Ervin Salianji. Ai u filmua teksa i ulur në karrigen e tij të deputetit, gjatë seancës plenare, komunikonte me mesazhe në Whatsapp, me një person, emrin e së cilës e kishte të ruajtur në telefon me inicialet GD. Biseda e “përgjuar”, e gjitha e filmuar, shfaq një fjalor mjaft banal dhe zënke mes dy personave, që mesa shfaqet nga mesazhet, nuk i kishin punët mirë me njëri-tjetrin.

Për këtë rast, nuk ka pasur asnjë reagim nga Partia Demokratike, jo për përmbajtjen e mesazheve, por më shumë për faktin se si një deputet e shfrytëzon kohën që duhet t’i dedikojë qytetarëve që e kanë votuar, duke lënë mënjanë seancën dhe duke u marrë me “çështje personale”.

Teksa fliste në Kuvend, kryeministri Rama ju drejtua deputeti demokrat Sali Berisha. “Sali kujdes së do të të marrin, do të filmojnë dhe kushedi se çfarë do të të bëjnë dhe ty”. Ju drejtua Rama teksa ish-kryeministri shikonte iPadin e tij. “Kujdes se ka kamera, se na more në qafë dhe ne të lutem”, shtoi kryeministri Rama.

Por të gjitha këto fjalë u shoqëruan me të qeshura në sallë, edhe nga vetë ish lideri demokrat, i cili duke buzëqeshur ngriti iPadin e tij duke ja treguar kolegëve se çfarë po shihte. E në fakt, aty u shkaktuan edhe më shumë të qeshura, pasi Berisha ishte duke ndjekur live nga Facebooku, atë se cfarë Rama po fliste në Kuvendin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat