KQZ vendos sot për mandatet e deputetëve Rehovica dhe Rakipi

Shqipëria

KQZ vendos sot për mandatet e deputetëve Rehovica dhe Rakipi

Më: 5 janar 2018 Në ora: 08:34
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 13:00 për të marrë një vendim për ndërprerjen ose jo të mandatit të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi.

Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi prokurorisë që t’i vendosë në dispozicion gjithë praktikën e ndjekur për dy deputetët, duke e cilësuar kërkesën si të paplotë në informacion.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.

Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat