Gjatë kthimit nga Brukseli, kryeministri Edi Rama është ndalur në Itali, ku vizitoi konsullatën shqiptare në Milano.
Ai pa nga afër ambientet e reja të këtij institucioni.
Përmes një shënimi në Facebook, i shoqëruar edhe me foto nga brenda konsullatës, shefi i qeverisë shkruan se, “për herë të parë pas çerekshekulli është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët”.
Sipas tij tashmë kanë marrë fund radhët e gjata dhe shërbimi kryhet brenda 10 minutave dhe në kushte më të mira.
“Dje në ambjentet e reja dhe të transformuara rrënjësisht të Konsullatës shqiptare në Milano, ku për herë të parë pas çerekshekulli ka marrë fund historia e pritjes pas dyerve me ditë të tëra në radhë të gjata dhe është çelur një kapitull i ri i shërbimeve konsullore për qytetarët që sot shërbehen brenda 10 minutave në kushte dinjitoze,” shkruan Rama.