Vrasja e vëllait të ish-deputetit, sekuestrohet celulari. Dyshohet se u qëllua me silenciator

Shqipëria

Vrasja e vëllait të ish-deputetit, sekuestrohet celulari. Dyshohet se u qëllua me silenciator

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:55
Aleksandër Ndoka

Detajet të reja bëhen me dije nga hetimet që po zhvillon policia dhe Prokuroria e Lezhës për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka.

Sipas mediave shqiptare bënë me dije se është sekuestruar celulari i viktimës për të parë thirrjet e fundit dhe për të mbërritur kështu tek autorët e mundshëm të vrasjes.

Po kështu mësohet se dy persona e kanë qëlluar Aleksandër Ndokën nga një distancë rreth 2 metër. Policia thotë se ka gjasa që armët të kenë qenë me silenciator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat