Denoncimi i qytetarit: Mungojnë ndihmat për zonat e përmbytura

Shqipëria

Denoncimi i qytetarit: Mungojnë ndihmat për zonat e përmbytura

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:51
Pamje nga permbytjet

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përcjellë në “Facebook” shqetësime të qytetarëve nga zonat e përmbytura të cilët kërkojnë ndihmë.

Berisha ka postuar mesazhet nga fshatrat Bishan dhe Ferras, ku denoncuesit thonë se ende nuk kanë marrë ndihmë dhe janë në mëshirë të fatit.

“Përshëndetje. Këto janë pamjet nga fshati Bishan i Vlorës. Fermat janë përmbytur dhe gjysma e shtëpive. Ndihma nuk na kanë ardhur ende, vetëm kamionë që kanë marrë familjet e përmbytura komplet për ti strehuar në Vlorë. Situata vit mbas viti bëhet edhe më e keqe. Kemi nevojë për ndërhyrje serioze gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për fjalë kur na ndodh e keqja. Duhen rregulluar kanalet ujitëse, hidrovoret, argjinaturat dhe duhet punuar për ta mbajtur Vjosën ashtu siç ka qenë edhe më parë. Se shira të tilla ka patur edhe më pare por përmbytjet tani po i shohim”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, duke përcjellë mesazhin e qytetarit dixhital.

Ndërkohë më herët, ish-Kryeministri Berisha postoi një video të një qytetari nga fshati Ferras. “Jemi të rrethuar nga uji nga të 4 anët. Kemi kërkuar ndihmë për të na sjellë. Jemi në mëshirë të Zotit, nuk na ndihmojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat