Ky është moti për ditën e sotme

Shqipëria

Ky është moti për ditën e sotme

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 07:46
Ilustrim

Të mërkurën, dt.29 priten reshje në të gjithë territorin kryesisht pasdite dhe gjatë natës, njofton Instituti i Gjeoshkencave. Ttemperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 °C / 12 °C
në vendet e ulta: -2 °C / 12 °C
në vendet malore: -6 °C / 6 °C.

Era pritet të fryjë mesatare në të gjithë territorin.

Po ashtu, Instituti i Gjeoshkencave parashikon përmbytje: Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet paraprake këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Ky informacion është PARAPRAK nga IGJEUM, për arsye se llogaritjet po vazhdojnë dhe afati i këtij buletini është vetëm për 36 orët në vijim. Shenjat e alarmit nga përmbytjet do të vendosen sipas llogaritjeve në buletinin e ardhshëm.

Nga këto llogaritje rezulton se, nëse parashikimi i reshjeve del i saktë, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me pasoja të rënda (mijëra Ha tokë e përmbytur dhe mijëra njerëz të prekur) nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet në momentin e përfundimit të llogaritjeve, POR jo më vonë se 2 ditë para ndodhjes së përmbytjes.

Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat