Parajsat fiskale, media franceze: Shqipëria pjesë në listën e zezë me 35 vende

Shqipëria

Parajsat fiskale, media franceze: Shqipëria pjesë në listën e zezë me 35 vende

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 19:23
Ilustrim

Konfederata ndërkombëtare Oxfam, që ka si synim dhënien fund të padrejtësive që shkaktojnë varfërinë, ka përpiluar një listë me 35 vende të cilat duhet të konsiderohen parajsa fiskale sipas kritereve europiane, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.

Publikimi u bë vetëm disa ditë përpara se Komisioni Europian do të zbulojë listën e zezë të parajsave fiskale më 5 dhjetor.

Në fund të vitit 2016, ekspertë nga Komisioni Europian pranuan të gjykojnë 92 juridiksione anembanë botës sipas tre kritereve: trasnparenca (në veçanti bashkëpunimi administrativ) dhe tatimi i drejtë (norma e tatimit mbi të ardhurat) dhe pjesëmarrja në forume ndërkombëtare të taksave.

Në këtë raport, Oxfam ka futur Shqipërinë, Bahamas, Bermudan, Bosnje Hercegovinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjibraltarin, Hong Kongun, Mauritius, Xhersi, Singaporin apo dhe Taivanin. Po ashtu në index sipas Oxfam janë dhe Luskemburgu, Irlanda, Holanda, Malta, raporton media franceze L’Obs.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat