Majlinda Bregu jep leksion për integrimin, “thumbon” PD: Vërtitet si mullinjtë e erës

Shqipëria

Majlinda Bregu jep leksion për integrimin, “thumbon” PD: Vërtitet si mullinjtë e erës

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 18:27
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu përmes një statusi në Facebook referuar deklaratave të zyrtares së lartë të BE-së Federika Mogherini thotë se viti 2018-të është vendimtar për integrimin e Shqipërisë në BE.

Duke apeluar që politika ta kapë këtë mundësi, sepse do ishte mëkat historik nëse proçesi i anëtarësimit të vendeve tona ndalej për shkak të politikës. Bregu nuk i kursen disa fjalë edhe për opozitën.

STATUSI I PLOTE

Pse Mogherini tha qe 2018 eshte vit unik per Shqiperine dhe rajonin?
1. Ballkani Perëndimor nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në listë pritje për anëtarësim, për më tepër kur askush nuk di të thotë veç spekulatorëve, se kur do të ndodhë kjo.
2. Integrimi evropian nuk duhet të jetë skaji i fundëm në debatin për të ardhmen e Europës. Do të ishte përgjegjësi e rëndë sot dhe mëkat historik nesër, nëse proçesi i anëtarësimit të vendeve tona, do të shihet me sytë e zbehtë të bezdisë së tepërt siç shohim dikë që na lutet.

3. Status quo- ja dhe stabilotokracia garanton vetem pasiguri për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës si kontinent, duke e ekspozuar
edhe më shumë rajonin ndaj froneve, flatrave dhe erërave që fryjnë nga stepat.

4. Rajoni dhe Shqipëria kanë nevojë të dëshpëruar për shpresë e shtet ligjor. Është JETIKE për një vend si Shqipëria ku opozita vërtitet si mullinjtë e erës; media kontrollohet e të vërtetën e takson si mall luksi; shoqëria civile mblidhet kruspull nga mospërfillja; drejtësia gulçon ngase është e pabesueshme, që negociatat për anëtarësim të çelen mbi bazën e një premisë të qartë: është i vetmi proces që do ketë lupën më të madhe se tepsia e zullumeve.
Nuk ka moment tjetër Shqipëria më të mirë se sa për të nisur të përballet seriozisht dhe për tu skanuar deri në rrënjë për rropullitë të cilave asnjëherë s’ ju del për Zot kurrkush!
Po iku dhe ky shans, të na rrojë tepsia, timoni, buzagazet e gjëra dhe të trasha ne fytyrat maska dhe hajt te mblidhemi të gjithë e të bëjme fletërrufe si njerëz të panxënë se pse Europa reagon për krimet me vonesë dhe pse portat e të ardhmes hapen vetëm para Serbisë e Malit të Zi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat