'Tahiri', PD bojkoton komisionin e Ekonomisë

Shqipëria

'Tahiri', PD bojkoton komisionin e Ekonomisë

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 11:02
Komisioni i Ekonomisë

Partia Demokratike ka bojkotuar paradite, komisionin e Ekonomisë, ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2018. LSI-ja ka vazhduar të qendrojë në komision.

Deputeti Edmond Spaho duke lënë sallën tha se "PS-ja po tenton ta paraqesë realitetin si normal, kur ai nuk është."

Bojkoti i PD-së është një formë proteste lidhur me lënien e imunitetit, deputetit Saimir Tahiri, nga mazhoranca, në një kohë kur ndaj tij kanë nisur hetimet për lidhje me banda kriminale dhe trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat