Historia shokuese e shkodranit: Zbulova që nusja më tradhëtonte me tim atë

Shqipëria

Historia shokuese e shkodranit: Zbulova që nusja më tradhëtonte me tim atë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:26
Çifti

Një burrë nga Puka tregon se si e shoqja e tradhëton me të atin e tij dhe si e zbuloi ai të vërtetën e dhimbshme.

“Jam 40 vjeç nga Puka. Gjithë jetën time ja kam dedikuar familjes dhe të punoja sa më fort që të mos i mungonte asgjë. Kur u martova në moshën 29-vjeçare ika në emigrim dhe kisha vetëm 4 vite që isha kthyer përfundimisht në shtëpi.

Ish-nusen, sepse e kam ndarë, e kam 5 vite më të re. E kam marrë me mblesëri, më saktë ma kishte gjetur babi. Por babi dhe ajo më kanë shkatërruar. Nusja jetonte në shtëpi me babin, mamin e sëmurë dhe askush tjetër.

Nejse, zbulova që nusja më tradhëton me babin. Një ditë kur isha në punë, kisha dhimbje të tmerrshme të mesit, sepse kur kam punuar jashtë kam pësuar edhe një aksident që më ka lënë pasoja. Edhe mora leje te ikja herët në shtëpi.

Besoni ose jo i kapa në shtratin tonë. Mami s’ishte në shtëpi. E babi që më thotë: Mos bëj skena se njëherë ishte, se vet ta kam gjetur.

Isha gati t’i vrisja, por në moment kam menduar për nënën e sëmurë. Nusja nisi të bënte be kokën time që me donte, por në darkë me tha që e kisha lënë shumë vetëm se merresha vetëm me punë. Po kush tjetër do t’i ushqente ato? Ishte tmerr po ju them.

E ndava nusen bëra skandal në familjen e saj. Babi vdiq nga zemra 1 vit më pas. Mamin e mora në emigrim se u largova sërish e sot akoma nuk shkoj tek varri i babit sepse nuk mundem me fal”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat