Basha plas “bombën”, publikon mesazhin: Si e rrëmbyen qytetarin, policia fshehu ngjarjen

Shqipëria

Basha plas “bombën”, publikon mesazhin: Si e rrëmbyen qytetarin, policia fshehu ngjarjen

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 20:07
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat ka bërë një denoncim për policinë e Fierit.

Basha ka publikuar një mesazh të një polici nga Fieri i cili denoncon për rastin e rrëmbimit të një personi nga një person që sipas qytetarit që ka dërguar mesazhin ëshët i mbrojtur nga policia dhe është sponsori më i madh i Partisë Socialiste në këtë qytet.

Sipas mesazhit kjo ngjarje ka ndodhur ka dy javë më parë, por policia e ka fshehur ngjarjen, ndërsa personi i rrëmbyer ka shkuar më lëndime të rënda në spitalin e Fierit

Deklarata e plotë

Ky është shteti mafioz i Edi Ramës dhe Gramoz Rucit me kompani:
“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat