Basha për bandat: Ja ku gjenden të dyshuarit që përplasën makinën e policisë

Shqipëria

Basha për bandat: Ja ku gjenden të dyshuarit që përplasën makinën e policisë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:27
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencë për shtyp ditën e sotme ka folur në lidhje me bandat dhe gjendjen ekonomike të vendit. Basha duke iu referuar Barometrit të Ballkanit tha se shqiptarët janë duke u larguar nga vendi pasi nuk përballojnë dot jetesën, por Kryeministri nuk do t’ia dijë.

Ndërsa shton se futja e bizneseve të vogla në TVSH do të shtoj numrin e të pamundurve. Më tej kreu i PD-së foli edhe për bandat, ku akuzoi Ramën se e mbajti pushtetin nga bandat, dhe se të dyshuarit që goditën makinën e policit me ndihmën e Ramës janë lrguar nga vendi.

“Sot, Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar, sepse me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën. Të dyshuarit kryesorë që ka qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e Policisë së korruptuar të Edi Ramës, janë larguar dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Vota e lirë do ta kishte shpëtuar vendin nga gremina, pas keqqeverisjes 4 vjeçare. Vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. E çon buxhetin e shtetit për hapje të vendeve të punës dhe për kërkesat reale të njerëzve. Dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian.

Ne na duhet të vendosim me votë të lirë që qeveria të japë llogari para qytetarit, që të mos rrisë taksat, ta bëjë vendin më të jetueshëm, dhe shqiptarët të mos mendojnë emigrimin si shpëtimin e tyre të vetëm. Ndryshe treguesit e Barometrit të Ballkanit vitin e ardhshëm, do të jenë akoma më dëshpërues për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të rimarrin në dorë të drejtën e tyre themelore, votën e lirë. Por ne kemi nevojë dhe i bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet me ne në këtë betejë jetike për vendin, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat