Aksident me makinën e Qazim Sejdinit? Çfarë thotë policia për rastin

Shqipëria

Aksident me makinën e Qazim Sejdinit? Çfarë thotë policia për rastin

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 20:35
Foto nga aksidenti

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me një aksident të ndodhur, menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha kishte shkruar një status ku thoshte se makina e kryetarit të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini ka aksidentuar një person.

“Një mjet tip “Benz” me targë AA 359 NK në përdorim nga Bashkia e Elbasanit ka aksidentuar një drejtues motoçiklete, i identifikuar si A. A, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po sipas Policisë lokale, menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit, Xh. F, 51 vjeç, është paraqitur ne policinë lokale të Elbasanit”, thuhet në njoftimin policor. Aty nuk saktësohet nëse makina është apo jo e kreut të qytetit të Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat