“Kthehem kur të iki Rama nga pushteti”, Basha - kryeministrit: Sa para u ke dhënë oligarkëve

Shqipëria

“Kthehem kur të iki Rama nga pushteti”, Basha - kryeministrit: Sa para u ke dhënë oligarkëve

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 10:43
Ilustrim

Kreu i opozitës Lulzim Basha reagon në lidhje me aksionin e qeverisë kundër informalitetin dhe “zhdukjen” e biznesit të vogël.

Ndër të tjera Basha pyet kreun e ekzekutivit që para se të merret me bizneset që mbajnë me buke familjet, të tregojë sa koncesione u ka dhënë oligarkëve.

“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit.

Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit.

Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij”, shkruan Basha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat