Basha takon studentët e institutit amerikan IRI: Një brez i tillë po rritet në PD

Shqipëria

Basha takon studentët e institutit amerikan IRI: Një brez i tillë po rritet në PD

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 18:17
Kryetari i demokratëve Lulzim Basha

Kryetari i demokratëve Lulzim Basha ka takuar këtë fundjavë një grup studentësh të akademisë së lidershipit, organizuar nga Instituti Republikan Amrikan i cili po zhvillon një konferencë 4 ditore në Durrës.

Basha ka postuar në rrjetin social një sërë fotosh të takimit nga ku ka deklaruar se një brez të rinjsh me vlera dhe etikë perëndimore po rritet në Partinë Demokratike. Sipas Bashës të rinjtë me mentalitet perëndimor do të kenë përherë një vend në selinë blu.

Sot pata kënaqësinë të përshendes akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me të rinj nga Ballkani, e cila po zhvillohet prej katër ditësh në Durrës. Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan. Ata do t’i çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitetet e qasjet e vjetra, do t’i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës.

Një brez i tillë po rritet edhe në Partinë Demokratike. Ata do të kenë mbështetjen time dhe të gjithë drejtuesve të PD-së në rrugën e tyre drejt politikës. Jam i bindur se ata do të na bëjnë shpejt krenarë të gjithëve.

Jam i lumtur që IRI do të vazhdojë të mbështesë demokracinë shqiptare dhe Partinë Demokratike në veçanti, duke përcjellë vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë dhe vlerat e djathta të Partisë Republikane amerikane në veçanti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat