‘Puthja’ e Bashës me Monikën, jep efektin e parë

Shqipëria

‘Puthja’ e Bashës me Monikën, jep efektin e parë

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 11:20
Basha-Kryemadhi

Akti i Lulzim Bashës në seancën e fundit parlamentare, kur shkoi te vendet ku qëndronin deputetët e LSI-së dhe u përqafua e puth me Monika Kryemadhin nga shumëkush u morr si një shenjë “dashurie e re”, pas gjithë atyre akuzave të ndërsjella që lëshuan të dy palët pas marrëveshjes së 18 Majit.

Dhe efektin e parë kjo puthje mes dy kryetarëve të partive të vetme opozitare në parlament që bëri xhiron e rrjetit, e ka dhënë me mbylljen e debateve dhe sherreve të  ashpra në këshillin bashkiak të Përrenjasit.

Ditën e djeshme këshilltarët socialistë kanë reaguar për një projekt të kryetares së bashkisë që drejtohet nga LSI, për menaxhimin e mbetjeve dhe 150 kazanë mbeturinash. Arsyeja e mbledhjes së Këshillit ishte për të marrë në shqyrtim dhe miratuar një projekt të zyrës urbanistike, i cili ka marrë mbështetjen e kryetares së bashkisë, Miranda Rira.

Por pas kësaj në këshill kanë plasur debatet të cilat kanë vazhduar për katër orë. Burime nga bashkia Përrenjas bëjnë me dije se prej 3 muajsh, anëtarët e PS-së, të cilët janë pjesë e këshillit bashkiak, e kanë kundërshtuar këtë projekt i cili, sipas bashkisë është vetëm në të mirë të banorëve të Përrenjasit dhe zonave përreth.

Duket edhe nën efektin e puthjes Basha-Kryemadhi, më në fund këshilli bashkiak e ka miratuar projektin pasi anëtarët e PD-së kanë bashkuar votat me LSI-në duke rrëzuar socialistët.

Firma e ka mbaruar kontratën e pastrimit dhe projekti i ri ka si qëllim kontraktimin e një firme tjetër, për një periudhë 5-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat