25 qershori - Raporti i OSBE për zgjedhjet, Patozi: U dha hakun Ramës dhe Bashës

Shqipëria

25 qershori - Raporti i OSBE për zgjedhjet, Patozi: U dha hakun Ramës dhe Bashës

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 00:55
Ilustrim

Për Astrit Patozin, raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit u ka dhënë hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit. 

Në një postim në fb, Patozi thotë se “timonierin” e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, pavarësisht se ai mund t’i gëzojë frutet e saj edhe me cenet e vëzhgimit. 

Ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re, sipas ish-deputetit demokrat, nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme.

Dhe me të drejtë sipas Patozit pasi nuk mund të ketë gjyq, kur nuk ka padi. Dhe nuk mund t’i kërkosh asnjëherë gjykatësit të ankohet më shumë se paditësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat