Vasili: Kryeministri i paditur do të bllokojë vetingun

Shqipëria

Vasili: Kryeministri i paditur do të bllokojë vetingun

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 11:52
Petrit Vasili

Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ramës për vettingun.  Në një status në FB, vasili thotës se Rama do të bllokojë procesin e vettingut. 

Reagimi i Petrit Vasilit

Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.

Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.

E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat