Vrau bashkëshorten me sqepar, zbardhet dëshmia e burrit: Ja pse e bëra

Shqipëria

Vrau bashkëshorten me sqepar, zbardhet dëshmia e burrit: Ja pse e bëra

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:14
Ilustrim

Është zbardhur dëshmia para grupit hetimor e Bashkim Mekollit, personi i cili ditën e djeshme ka vrarë bashkëshorten e tij me thikë dhe sqepar.

Ai  ka pranuar vrasjen e gruas Demirke Mekolli me sqepar dhe thikë, ndërsa ka deklaruar se arsyeja e krimit ka qenë xhelozia.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Blacë të Pogradecit duke tronditur opinionin publik. Çifti kishte një fëmijë, i cili ndodhet në Itali, ndërsa sipas familjarëve kohët e fundit kishin pasur shumë debate.

E ndërsa i ati i Bashkim Mekollit ka rrëfyer dje se djali i tij vuante prej 2- vitesh nga depresioni, ai i ishte drejtuar spitalit për ta kuruar por sipas tij mjekët nuk e kanë mbajtur.

Ndër të tjera i ati i autorit ka thënë se viktima kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa të birin e kishte gjetur me sqepar dhe thikë në dorë brenda në dhomën ku ndodhi  krimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat