Votat e demokratëve për Ruçin, Topalli: Ja si gënjeu Basha, kjo është e vërteta

Shqipëria

Votat e demokratëve për Ruçin, Topalli: Ja si gënjeu Basha, kjo është e vërteta

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 09:35
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zbardhur sot atë se çfarë është diskutuar ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, Topalli, shkruan se deklarata e Bashës pas mbledhjes, është e gjitha një gënjeshtër dhe hipokrizi.

Ja çfarë shkruan Topalli:

Ne mbrojtje te se vertetes.
Dje Basha pas mbledhjes se grupit shperndau ne media nje deklarate qe kishte dhe fjaline:
"Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar."
Kjo eshte nje tjeter genjeshter , pervecse hipokrizi e Lulzim Bashes. Kete e konfirmon qendrimi i vete LB.
Pas votimit te kryetarit te Kuvendit edhe me votat e PD ka patur dy mbledhje.
E para eshte bere me kryesine e Grupit parlamentar, ku merr pjese kryetari i listes , nenkryetaret dhe kryetaret e komisioneve parlamentare, dhe diskutohen qendrimet politike qe duhet te diskutohen ne grup.
Kjo ka zgjatur rreth 1 ore. Ne kete mbledhje Basha per asnje rast, ne asnje sekond nuk ka ngritur ceshtjen e votimit te Rucit edhe me vota nga PD .
Ai jo vetem nuk ka shprehur asnje qendrim , por nuk ka patur asnje fjale dhe asnje shqetesim per shitjen e votes te grupit te tij (qe ne seancen e pare).
E njejta sjellje ka vazhduar edhe ne mbledhjen e grupit, ku kane folur per hava: kane folur per strategji komunikimi, per muhabete kafje , per dokrra hini por jo per politike dhe as per votat qe i dhuruan Rucit..
Njelloj si ne mbledhjen e pare,Luli perseri ka heshtur si fija e barit deri kur Berisha ka ngritur ceshtjen.
Kjo eshte e verteta.
Cdo fjale e tij pas kesaj eshte e genjeshter ; cdo qendrim i tij me pas eshte i rreme. Sjellja e tij eshte krejt hipokrite.
Ajo shpreh edhe nje here krizen e thelle morale ne lidershipin qe mban sigles e PD.
Disave kjo genjeshter mund t'i duket e vogel; dmth thjeshte nje rrene mes shume te tjerave ,por per mua eshte shume me teper.
Te gjithe e dijne se Basha nuk ka respekt per te verteten.
Por e verteta eshte baza e perbashket nga e cila ndertohet cdo gje.Ne te kundert gjeja shembet, sic po ndodh ne fakt.
Ndershmerisht raporti me te verteten eshte baza e karakterit.
Ne e dijme se edhe politikane te tjere genjejne, por Lulzim Basha eshte nje kategori ndryshe.
Politikanet e tjere edhe bejne perpjekje per ruajtjen e reputacionit.
Luli genjen edhe per vete "gezimin" e rrenes....
Kesaj radhe ai po e perdor skandalin edhe per te kercenuar grupin...me synim kontrollin personal te tij.
Sjellja e tij eshte tipike e njerezve qe nuk frymezojne, e atyre pa lidership moral, pa asnje parim , te pa afte per te udhehequr, modelin e te cilit e kemi vuajtur per gjysem shekulli.
Nje shkarravine e ketij modeli eshte teper per shqiptaret ne 2017.
Dhe per kete do paguaje vendi deri sa te beje zgjidhje .
Per sa kohe nje kryetar i rreme te qendroje ne krye te opozites , Edi Rama do sundoje pa asnje problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat