Vrasja e gjyqtares, Bregu e revoltuar i drejtohet ministres së Drejtësisë: Kërko llogari, kjo është luftë!

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares, Bregu e revoltuar i drejtohet ministres së Drejtësisë: Kërko llogari, kjo është luftë!

Nga: A.M. Më: 31 gusht 2017 Në ora: 17:24
Majlinda Bregu

Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka reaguar pas vrasjes së Fildes Hafizi, gjyqtarja e rrethit të Shkodrës, nga ish- burri i saj.

Ish- deputetja demokrate  në Facebook ka kërkuar Etildës, ministrës së re të drejtësisë, që të  japin llogari qysh ditën e parë pa u zbardhur mirë dita të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohen e apelimit, ekspertet pranë gjykatave!.

Postimi i plotë:

Ka dale nga burgu me amnisti ne 2016?!
Është dënuar për dhune ne familje, ka tentuar ta vrase ne 2015 dhe lirohet ne 2016 për ta vrare nënën e tre fëmijëve ne 2017?!
Urdhra mbrojtje te mohuara, te dhëna e te paekzekutuara, tentativa vrasje të amnistuara! Prokurore pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues!
Beni publik emrin e nisni hetimin për prokurorin qe kanosjen me arme te atij qe vrau nënën e fëmijëve sot e pa si armëmbajtje pa leje!

Fillojeni Vettingun këtu! Për krimin me makabër qe po shfaros gra e nena përditë!
Lëviz Etilda!
Kërko të të japin llogari qysh ditën e parë pa u zbardhur mirë dita të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohen e apelimit, ekspertet pranë gjykatave! Hiqeni nga lista e amnistisë tentativën për vrasje e për me tepër ndaj nënës së fëmijëve!

Hiqini të drejtën e përfitimit nga ulja e dënimit çdo lloj dhunuesi grash e fëmijësh!
Nuk i mbron dot urdhri i mbrojtjes nëse nuk ashpërsohen vendimet kundër dhunuesve!
Nuk mbrojti dot as një nene gjyqtare! Nuk funksionoi drejtësia as për të bërë drejtësi për një grua e cila gjyqtaret që duhet të bënin seancën për një vepër te kryer ne kushtet e flagrancës e kishin kolegë!!!
Po vrasin gratë e nenat përditë e ditën për diell! Dhe po bëhet kaq e zakontë sa as ndjeshmëri as përgjegjësi nuk po mban askush! Kjo është luftë! Në luftë o vritesh, o të vrasin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat