Basha reagon për drejtorët e hipotekave: Cyrbjen e Shullazit e bëri deputet

Shqipëria

Basha reagon për drejtorët e hipotekave: Cyrbjen e Shullazit e bëri deputet

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 20:07
Kryetari i PD Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës sot për drejtorët e hipotekave. Basha thotë se Rama ka bërë deputet një person që ka qenë drejtor te Hipotekat dhe se ky person madje ka qenë edhe nën urdhrat e Shullazit dhe të ushtarëve të tij.

“Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush janë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë. Por për të kanë qenë në rregull sepse i kanë shërbyer pushtetit të tij personal dhe miqve te tij. Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: siç bëri me Cyrbën e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq.  Këtë shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bërë deputet. Cyrbja është modeli i tij për hipotekat, të tjerat janë dokrra pleniumesh që nuk i ha askush’, nënvizon Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat