Rama u kërkoi dorëheqjen zyrtarëve të Hipotekave, reagon PD: Si Enveri…

Shqipëria

Rama u kërkoi dorëheqjen zyrtarëve të Hipotekave, reagon PD: Si Enveri…

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:08
Tritan Shehu

PD ka reaguar ditën e sotme përmes deputetit Tritan Shehu, në lidhje me mbledhjen që kryeministri Rama pati me drejtorët e Hipotekave në Kryeministri.

Rama u kërkoi atyre që të japin dorëheqjen, pasi performanca ka qenë skandaloze. Mirëpo, sipas Shehit, kjo mbledhje nuk është gjë tjetër vetëm se një shfaqje.

Ai madje bëri edhe një paralelizëm me kohën e diktaturës, kur thuhej “Fajet i ka Mehmeti se Enveri nuk di gjë”.

REAGIMI

Z.RAMA NE TAKIMIN ME DREJTORET E HIPOTEKAVE KERKON TE BEJE “OPOZITEN” E QEVERISJES SE TIJ!!!! “Shfaqje” te tilla duket se tashme do te jene rutine. Nje strategji e tille eshte vecse populiste, pikerisht per tu cfajesuar nga pergjegjesite e qeverisjes se tij si kryeminister, ose me mire nje “GJETHE FIKU” kjo per Qeverine e ate vete. SIC PERHAPNIN DIKUR: “FAJET I KA MEHMETI SE ENVERI NUK DI GJE”! Vecse ketu kerkohet te thuhet:”Nuk dinte gje”!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat