Garë “amerikane” për kreun e PD-së, ja ku do jenë sot Basha dhe Selami

Shqipëria

Garë “amerikane” për kreun e PD-së, ja ku do jenë sot Basha dhe Selami

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 09:40
Basha dhe Selami

Gara për kreun e ri të Partisë Demokratike tashmë ka nisur zyrtarisht.

Kryetari i “ngrirë” Lulzim Basha dhe një ndër themeluesit e kësaj force politike Eduard Selami, sot do të zhvillojnë takimin e parë në qytetin  e Lezhës.

Takimi i parë  do të bëhet  në Pallatin e Kulturës, ku në orën 10:00 Eduard Selami  do të prezantojë platformën e tij para anëtarësisë, ndërsa në orën 11:30 do të jetë Lulzim Basha. 

Vlen për tu përmendur se kjo është hera e parë në Shqipëri që dy rivale do të përballen me njëri –tjetrin ballë për ballë.

Model i huazuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dy kandidatët Basha dhe Selami do debatojnë për vizionin e tyre para demokratëve në 3 qytete kryesore të vendit  sipas formatit Town Hall.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat