Basha largon “Republikën e Re”, i rikthehet PD-së

Shqipëria

Basha largon “Republikën e Re”, i rikthehet PD-së

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 11:27
Partia demokratike

Kandidati “i ngrirë” kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndërruar foton e profilit të tij në facebook.

Basha largon simbolet e Republikës së Re, me të cilën udhëhoqi dhe mbylli fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe vendosi një foto të tij në mitingun, i rrethuar nga flamuj të PD-së.

Ky ndryshim vjen vetëm ditën e parë që Basha nis fushatën për të rimarrë postin e kreut të PD-së dhe duket se në këtë moment ka shumë nevojë për simbolet e partisë, duke hequr dorë nga ato të Republikës së Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat