Patozi: Basha rrëmbeu PD-në, e çoi në shtëpi e ndau me kunatin dhe vjehrrin

Shqipëria

Patozi: Basha rrëmbeu PD-në, e çoi në shtëpi e ndau me kunatin dhe vjehrrin

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 23:04
Astrit Patozi

I ftuar në emision  “Opinion” ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka shprehur kritika të ashpra për kreun e PD Lulzim Basha. Ai është shprehur se Basha e ka rrëmbyer PD për ta bërë pjesë të familjes së tij: 

“Unë jam këtu për të denoncuar atë që po i ndodh sot Partisë Demokratike dhe ça është kërcënim për të ardhmen e saj. Për Bashën po përmend një gjë, që po e rrëmben Partinë Demokratike dhe po e çon në shtëpi duke e ndarë bashkë me kunatin, me vjehrrin e me dikë tjetër ndoshta.

Duke bërë 3 hapa, ja dhuruan në 2013, e hodhi pasi bëri marrëveshjen okulte me Edi Ramën, pastaj bëri listën personale të cilës i doli zot për hir të së vërtetës. Si askush tjetër në Shqipëri por besoj edhe në botë nuk ka raste të ngjashme që njeriu të injoroj çdo lloj forumi tjetër dhe të thotë që unë vendos dhe ja ku jemi tani që me këtë listë ai ka humbur zgjedhjet, duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të mos kandidonte më”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat