Aleati i del kundër Bashës: Ta dija situatën kaq e rëndë, kisha dalë vetëm në zgjedhje

Shqipëria

Aleati i del kundër Bashës: Ta dija situatën kaq e rëndë, kisha dalë vetëm në zgjedhje

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 12:27
Basha me aleatët

Kreu i PAA-së, Agron Duka i cili ishte i pesti në listën e PD-së për qarkun e Durrësit, ka reaguar sot në lidhje me humbjen e madhe dhe mandatin që ai vetë nuk arriti të merrte.

Duka ka kritikuar Bashën për mosfunksionim të strukturave të PD-së por ai dhe edhe një arsye për këtë humbje, atë të blerjes së votave të votuesve të djathtë.

 “PD i kishte strukturat inekzistente. Kur fillova punën pata shumë vështirësi të takoj me njerëz tek e tek, pastaj nisa ti grupoj. Mendova se mund të fitonim 5-6 mandate. Fakti tregoi se nuk ngjizet për një muaj, kërkon një punë të mjaftueshme. Në Shijak ishte dobët, në Spitallë ishte skandal. Ka pasur shumë shitblerje votash në mënyrë masive”, shprehet Duka. 

Sipas tij “PD shkonte me një shishe uji në fushatë. Unë bëra një fushatë shumë më të spikatur, dinjitoze për atë zonë që më caktuan. Këto janë faktorët kryesorë. Di që votuesit e djathtë janë blerë me lëkë. Unë nuk i kamë parë vetë, por kam informacione”, tha Duka ne news 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat