Bashkia e Tiranës nis rikualifikimin e bllokut “Misto Mame”

Shqipëria

Bashkia e Tiranës nis rikualifikimin e bllokut “Misto Mame”

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 13:39
Tirana

Blloku “Misto Mame” në Kombinat, do të shndërrohet shumë shpejt në një nga lagjet më të mira të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi fillimin e punimeve në sipërfaqen prej 35 hektarësh.

Sipas tij, procesi i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për urbanizimin e këtyre zonave, ka rritur disa herë vlerën e pronës së qytetarëve. “Duke filluar nga Pazari i Ri e deri te Bregu i Lumit dhe Bulevardi i Ri, urbanizimi ua ka rritur vlerën pronës deri në 2-3 herë. Ajo që presim është që kur ky investim të ketë mbaruar, edhe këtu vlera e pronës të rritet 2-3 herë dhe secili qytetar t’i shohë dukun investimit të djersës dhe gjithë punës së tij ndër vite”, u shpreh ai, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për punimet që po kryhen me ritëm të shpejtë.

Veliaj siguroi qytetarët se investimet që e presin Tiranën në dy vitet në vazhdim do të jenë shumë herë më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat