Basha në Devoll: Rama nuk beson atë që thotë vetë

Shqipëria

Basha në Devoll: Rama nuk beson atë që thotë vetë

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 20:05
Lulzim Basha në Devoll

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha nga Devolli ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama. Basha tha se as Rama vetë nuk beson ato që thotë e lëre të presësh që populli të besojë deklaratat e tij.

“Po të dëgjosh ato që thotë Rama, i bie që ai nuk beson as veten. Kjo sepse përgjegjës për korrupsionin, për sistemin e inkriminuar, për abuzimin me pushtetin, për mosmbajtjen e premtimeve, për varfërinë e thellë në vend është vetëm një dhe ky quhet Edi Rama, ai që qeverisi gjithçka e kishte çdo gjë nën kontroll për katër vjet”, tha Basha.

Numri një i PD ka cituar shifrën tronditëse të “Gallup”, që thoshte se 56 për qind e shqiptarëve duan të ikin jashtë shtetit, duke thënë se kjo është e tmerrshme dhe se Rama çdo ditë e më tepër tallet me fatin e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat