Rrihen kryetarja e LSI dhe LRI: Na zunë pritë njerëz të PS

Shqipëria

Rrihen kryetarja e LSI dhe LRI: Na zunë pritë njerëz të PS

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:12
Saimira Laçi

Kryetarja e LSI-së në Pukë, Saimira Laçi dhe kryetarja e LRI-së, Romina Kuçi janë dhunuar ditën e sotme në Fushë Arrëz.

 Persona ende të panjohur thuhet se i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonin të dyja dhe më pas i kanë goditur.

Romina Kuçi ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit

Ndërsa kryetarja e LSI-së njëkohësisht kandidate, Saimira Laçi është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat