Luan Rama: Shkarkime nga puna, se kanë qenë në mitingun e LSI-së

Shqipëria

Luan Rama: Shkarkime nga puna, se kanë qenë në mitingun e LSI-së

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:58
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Luan Rama gjatë një konference për shtyp të premten foli “për precedentë parazgjedhore”, që lidhen me shkarkimet nga puna në administratë nga ata që ai i quajti “grupe gardistësh të kuq”.

Kjo sipas tij po ndodh pas mitingut madhështor te një ditë me pare, duke u ridimensionuar gjuetia e shtrigave përmes grupeve të kontrollit, por që në fakt janë të ngjashme me “gardistët e kuq”, të cilet shkojnë nëpër institucione me fotografi në duar për të larguar nga puna qytetarë të lirë vetëm, sepse kanë qenë në miting. U them atyre që po largohen nga puna, të mos kenë merak, sepse më 26 qershor do të kthehen sërish në vendet e tyre të punës”, premtoi Luan Rama.

Kjo, vijoi nenkryetari i LSI-se, është një shenjë alarmi. Ndaj dhe njëherë apeloj ti lënë lojrat e instrumentalizuara politike të strukturave të shtetit për t’u hakmarrë dhe persekutuar politikisht apo për të larguar qytetarët e lirë të këtij vendi.

Rama kërkoi të hiqet dorë nga kjo situatë absurde e largimit pa të drejtë të qytetarëve nga puna, pasi është një administratë e krijuar me shumë mund dhe përkushtim dhe me kontribute të taksapaguesve europianë.

Nënkryetari i LSI-së iu pergjigj interesimit te medias për deklaratën e Ilir Metës, i cili paralajmëroi se nuk do të ketë dekret as për ministër, as për kryeministër, nëse vihet dorë mbi votën e lirë.

“Ilir Meta ka thënë që nuk do të dekretojë asnjë kryeministër e ministër që del nga zgjedhje të vjedhura. Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim. Nëse ka skenar për zgjedhje të vjedhura e të manipuluara, atëherë është çështje tjetër. Ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion e frikë”, tha Rama.

Duke u ndalur tek mitingu i LSI-së një ditë më parë në Tirane, nenkryetari rama, mes të tjerash falenderoi Policinë e Shtetit per korrektesen dhe sidomos ministrin e Brendshem, Dritan Demiraj për angazhimin e drejtperdrejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat