100 euro nata për një prostitutë “VIP” në Tiranë. Përgjimet

Shqipëria

100 euro nata për një prostitutë “VIP” në Tiranë. Përgjimet

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 14:04
Ilustrim

Mbrëmjen e 26 marsit 2016, një 27- vjeçare pranoi ofertën e një mikut të saj për të kryer marrëdhënie seksuale me një të panjohur kundrejt një shume prej 100 eurosh.

Ajo që nuk dinte e reja ishte fakti se telefonata e “pazarit” ishte përgjuar dhe se të gjitha lëvizjet e saj nga zona e Pazarit të Ri deri te një hotel pranë Liqenit Artificial, ku konsumoi aktin seksual, ishin vëzhguar nga agjentët e policisë.

Këta të fundit, prej disa muajsh, ishin duke hetuar një rrjet të prostitutave të luksit në kryeqytet. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj të pandehurës Domenika D., e dyshuar si një nga vajzat e përdorura për prostitucion “VIP” në Tiranë.

Ajo u deklarua e fajshme për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënua me 4 muaj burg. Përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë të pandehurën në Shërbimin e Provës për një periudhë 18- mujore.

Në të njëjtin proces u deklarua i fajshëm për të njëjtën akuzë edhe i pandehuri M.M., klienti i një tjetër prostitute. Ai u dënua me 100 mijë lekë gjobë. Të pandehurit Domenika D. dhe M.M. u gjykuan të veçuar nga katër persona të tjerë, dy prej tyre të akuzuar si tutorë, një prostitutë dhe një taksist, të proceduar për llogari të të njëjtit hetim.

Ata u vunë në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Mustang”. Përmes një vendimi të shpallur në prill të këtij viti në Gjykatën e Tiranës, ata u deklaruan të fajshëm, respektivisht për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit”, “prostitucionit” dhe “moskallë- zimit të krimit”. Gjatë gjykimit, të pandehurit Domenika D. dhe M.M. e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre.

PROSTITUCIONI

Referuar vendimit të gjykatës për të pandehurën Domenika D. dhe M.M., një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, procedimi penal ndaj tyre ka nisur pas një informacioni policor të siguruar në rrugë operative se i pandehuri Nik G. është i angazhuar në një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit.

Përgjimi telefonik i numrit të tij, si edhe mbajtja nën vëzhgim e lëvizjeve të tij ka zbuluar se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e prostitucionit. Nga hetimi ka rezultuar se ai merr porosi nga persona të ndryshëm për t’u gjetur vajza për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Në komunikimet telefonike ai i pyet vajzat nëse janë për punë, apo nëse mund të shkojë t’i marrë.

PERGJIMET

Në të gjitha rastet, i pandehuri Nik G. komunikonte me të pandehurin B.M. për të shfrytëzuar të pandehurën Domenika D. për prostitucion, madje në një rast rezulton se ata kanë komunikuar dhe për oraret e qëndrimit në hotel të shtetases Domenika D., si dhe pagesës që do të merrnin dhe ndanin së bashku.

“Në datës 23.03.2016, i pandehuri Nik G. ka marrë porosi nga një numër telefonik për të gjetur vajza dhe ka komunikuar me të pandehurin B.M. nëse ishte për punë dhe me të pandehurën A. B. Më pas, ai ka marrë të pandehurat në automjetin e drejtuar nga B.N.

Të pandehurën Domenika D. ai e ka lënë te Pazari i Ri dhe ajo më pas ka hipur në automjetin e H.S., ndërsa të pandehurën Aureta B. e ka çuar në një hotel ‘V…’, ku ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, me të pandehurin M.M.”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat