Listat e PD-së, tërhiqet një tjetër kandidat

Shqipëria

Listat e PD-së, tërhiqet një tjetër kandidat

Më: 30 maj 2017 Në ora: 00:05
Helidon Bushati

Një tjetër nga kandidatë për deputet në listat e Partisë Demokratike është tërhequr nga gara.

Kandidati i Qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, ka deklaruar tërheqjen e tij nga gara me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

Bushati ishte i katërti në radhë më listën e PD-së në Qarkun e Shkodrës.

Statusi i plotë i Helidon Bushatit:

Të dashur miq

Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat