Rama ironizon Bashën: Republikë e re jo shaka

Shqipëria

Rama ironizon Bashën: Republikë e re jo shaka

Më: 28 maj 2017 Në ora: 13:12
Montazhi i Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar sot kreun e opozitës Lulzim Basha përmes një fotomontazhi në “Facebook”.

Kreu i qeverisë ka maskuar Bashën me imazhin e personazhit të “101 dalmatëve” Cruella de Vil, me një mbishkrim “Lum partia që e ka. Republikë e re jo shaka”.

Fotoja e Ramës është postuar pas takimeve elektorale që ai zhvilloi në Elbasan.

Nuk është hera e parë që Rama përdor, memet dhe fotomontazhet për të ironizuar opozitën në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat