Rama ndryshon zëvëndësat në ministritë teknike

Shqipëria

Rama ndryshon zëvëndësat në ministritë teknike

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:33
Ilustrim

Kryeministri ka ndryshuar disa prej zëvëndësminstrave në dikasteret që sot kalojnën nën drejtimin e ministrave teknikë.

Në ministrinë e Shëndëtesisë vjen Mira Kapisyzi, te ministria e Brendshme Rovena Voda, te Financat rikthehet Irena Beqiraj, në ministrinë e Arsimit Gerti Janaqi dhe në atë të drejtësisë zëvëdnësminstre do jetë Etilda Gjonaj.  

Ndërkohë sot pasdite mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri, paketën për zgjedhjet, komisionet e vettingut,  si dhe kreu i ri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Emrat e zv.kryeministres dhe 6 ministrave teknike qe propozoi Partia Demokratike u pranuan nga Kryeministri Rama dhe u dekretuan nga Presidentit Bujar Nishani.

Rama dhe Basha u takuan në mbrëmjen e së dielës në Pallatin e Kongreseve për të dakordësuar emrat, si edhe kandidatët për kreun e KQZ-së dhe Avokatit të Popullit. Presidenti Nishani zyrtarizoi 25 qershorin si datën e re të zgjedhjeve parlamentare, ku njëherësh do të mbahen edhe zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë. 

Janë ndryshuar edhe emrat e disa prefektëve, Admir Abria në Tiranë, Pandi Papando në Korçë,Vasil Bregu në Fier, Ardit Demiri në Elbasan, Emiljan Jani në Durrës, Ardit Kaja në Dibër dhe Valbona Zylyftari në Berat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat