Ish- zv. ministri Dritan Hila thotë se një tjetër arsye, por jo e domosdoshme është që Basha pranoi tani paketën e negociatave edhe për shkak të zgjedhjeve brenda partisë.
Hila: Problemi është se si do të implementohet kjo qeveri e re që unë e shikoj si qeveri të koalicionit të madh, nuk e shikoj si një qeveri teknike. Do të kemi një problematikë se si do të punojë kjo qeveri. Në periudhën e ngushtë 1 mujore, Partia Demokratike nuk është në gjendje të implementojë objektivat e saj. Do të jetë këmbëngulja e saj për ta shtyrë datën e zgjedhjeve pas shtatorit.
Fakti që pranoi një paketë të ofruar një muaj më përpara dhe ishte përfshirë edhe LSI-ja, ndoshta ka të bëjë edhe me faktin që zt.Basha ka përpara zgjedhjet në parti në korrik dhe nuk do që t’i kalojë në testin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ky ndoshta është një faktor shtesë por jo i domosdoshëm që ky nuk e pranoi atëherë paketën por e pranon tani. Unë e shikoj të vështirë që zgjedhjet të bëhen më 18 vetëm në rastin që faktori ndërkombëtarë të ushtrojë presion të fortë.