Çudira shqiptare, babë e bir kandidojnë për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit

Shqipëria

Çudira shqiptare, babë e bir kandidojnë për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit

Më: 8 maj 2017 Në ora: 19:48
Dhimitër Muslia

Frenat e Partisë Kristian Demokrate, të drejtuar dikur nga Mark Frroku, i ka marrë tashmë në dorë Dhimitër Muslia.

I deklaruar në aleancë me PS-në, Muslia ka vendosur të rregjistrojë partinë e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, duke paraqitur edhe kandidatët për të gjitha zonat elektorale.

Nga një vështrim e listës së PKD-së, ka konstatuar një fenomen që rrallë ndodh në politikë: veç emrin të tij, Dhimitër Muslia ka rregjistruar edhe të birin si kandidat për deputet në zgjedhje.

A është ky një veprim në mungesë të gjetjes së një kandidati apo një dëshirë e kreut të PKD-së që edhe djali i tij të ndjekë rrugën e babait kjo është e paqartë.

Por fakt është se Dhimitër Muslia kryeson listën e PKD-së në Qarkun e Shkodrës, ndërsa djalin e tij, Mikel Muslia e ka renditur të 10-in në listën e kësaj partie në Qarkun e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat